Pyetjet më të shpeshta

Paysera gjithmonë përpiqet t'i bëjë proceset komplekse e të gjata sa më të thjeshta dhe të prezantojë informacionin në një mënyrë të qartë dhe miqësore për përdoruesit. Shpresojmë që këtu do të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

Të gjitha FAQ
#

Llogaria dhe pagesat

Karta Visa mund të porositet nga çdo person që ka mbushur moshën 16 vjeç dhe është regjistruar dhe identifikuar në sistemin Paysera.
Deri në 10 karta pagese mund t'i lëshohen një personi. Mbajtësi i një karte shtesë duhet të jetë të paktën 14 vjeç. Mbajtësi i kartës shtesë ka akses në fondet e disponueshme në kartën kryesore të pagesës Visa dhe i nënshtrohet të njëjtave limite. Nëse një kartë porositet për përdorim biznesi, duhet të specifikohet emri i përdoruesit (adresa e emailit ose numri i telefonit) i personit privat (përfaqësuesi i kompanisë) që do ta përdorë kartën.

Kartat lëshohen dhe dërgohen vetëm në vendet e ZEE-së
 

Si të porosisni kartën Visa përmes aplikacionit Paysera?

Karta do të dorëzohet në një adresë të regjistruar ose të paregjistruar, ose nga korrieri në adresën e specifikuar gjatë porosisë. Nëse sistemi nuk arrin të gjejë automatikisht adresën tuaj kur porosisni kartën, kontrolloni nëse i keni vendosur të dhënat në rregull, pastaj konfirmoni adresën. Nëse keni vendosur gabim adresën postare - karta duhet porositet sërish. Pasi e porosisni kartën, do të keni mundësinë të shikoni në llogarinë tuaj një datë të përafërt të mbërritjes së saj. Ju lutemi kini parasysh se periudha e dërgesës mund të zgjasë më shumë se sa specifikohet në sistem për arsye të vonesave të mundshme në shërbimet e dërgesës. Pasi të merrni kartën, duhet t'a aktivizoni atë Brenda 3 muajve nga data e lëshimit.
 

Si të Aktivizoni Kartën Visa nepermjet aplikazionit Paysera??

Nëse e keni humbur kartën tuaj dhe dëshironi ta bllokoni përkohësisht, hyni në llogarinë tuaj të bankës online përmes një shfletuesi uebi, shkoni te Llogaritë dhe Kartat > Kartat e Pagesës > Blloko/Anulo përkohësisht > Blloko përkohësisht. Më vonë, do të mund ta zhbllokoni vetë kartën.
Në rast se vendosni ta bllokoni kartën tuaj përgjithmonë, hyni në llogarinë tuaj të bankës online, shkoni te Llogaritë dhe Kartat > Kartat e Pagesës > Blloko/Anulo përkohësisht > Anulo kartën. Anulimi i kartës është falas dhe hyn në fuqi menjëherë.
 

Si të bllokoni kartën Visa përmes aplikacionit Paysera?

Fatkeqësisht, nuk mund ta ndryshoni PIN-in e kartës suaj Visa. Nëse e keni harruar, hyni në llogarinë tuaj të bankës online përmes një shfletuesi uebi, shkoni te Llogaritë dhe Kartat > Kartat e Pagesës > Merr PIN-in.
   

Si të merrni një rikujtues të PIN-it të Kartës Visa përmes aplikacionit Paysera?

Monedha kryesore e kartës së pagesës Visa është EUR, prandaj të gjitha veprimet kryhen në Eur dhe fondet gjithashtu debitohen në Eur. Nëse mbani para dhe kryeni pagesa në valutë jo-Eur, fondet automatikisht konvertohen në monedhën kryesore - Eur. Kur tërhiqni paratë në Eur në një ATM, ju duhet të zgjidhni Vazhdo pa konvertim për të shmangur komisione ekstra për konvertimin e monedhës. Me një kartë pagese Visa ju mund të arkëtoni dhe të tërhiqni para edhe në monedhë jo-Eur megjithatë, ju lutem informohuni se do të aplikohen komisione ekstra për konvertimin e monedhës.

Të gjitha komisionet e kartës së pagesës Visa mund t'i gjeni këtu

Llogaritë dhe pagesat

Ju mund të regjistroheni në sistemin Paysera duke marrë falas aplikacionin Paysera Mobile të cilin mund t'a shkarkoni shpejt dhe me lehtësi nga Google Play ose nga App Store. Hapni aplikacionin dhe klikoni Krijo LLogari, vendosni numrin e telefonit dhe krijoni një fjalëkalim, lexoni kushtet e Marrëveshja e Përgjithshme e Shërbimeve të Pagesave dhe marrëveshjet e tjera dhe klikoni Krijo LLogari edhe një herë. Ju do të merrni një kod konfirmimi në numrin e telefonit të regjistruar të cilin do të duhet ta vendosni në dritaren e hapur. Kryeni veprimet e tjera e specifikuara.
 

Si të hapni një llogari personale Paysera?

Për të hapur një llogari biznesi, para së gjithash, duhet të hapni një llogari personale Paysera si drejtor i kompanisë dhe të kryeni veprimet e kërkuara për identifikim. Udhëzimet se si të kryeni identifikimin janë dhënë këtu.
Si të hapni një llogari biznesi?
1. Hyni në llogarinë tuaj personale të bankës online përmes një shfletuesi uebi, klikoni emrin tuaj dhe ID-në e Përdoruesit, dhe në menunë rënëse, klikoni Hap një llogari biznesi;
2. Zgjidhni vendin e regjistrimit të kompanisë, shkruani kodin e kompanisë dhe klikoni Kontrollo. Një llogari do të hapet për kompaninë tuaj. Nëse vendi i regjistrimit të kompanisë nuk është ndër opsionet, zgjidhni Vend tjetër dhe dorëzoni dokumentet e kërkuara. Dokumentet do të kontrollohen dhe llogaria për kompaninë do të hapet brenda 1-3 ditëve të punës.

Si të hapni një llogari biznesi përmes aplikacionit Paysera?

Hyni në llogarinë tuaj të bankës online përmes një shfletuesi uebi, zgjidhni Llogaritë dhe Kartat > Rimbushja e Llogarisë, dhe zgjidhni në dritaren e hapur:

  • Llogarinë që dëshironi të rimbushni;
  • Shtetin nga do të kryhet rimbushja;
  • Monedhën e rimbushjes.
Klikoni në Përditëso udhëzimet. Të gjitha metodat e rimbushjes do të shfaqen. Selektoni një prej tyre dhe rimbushni llogarinë.

Më shumë informacion rreth rimbushjes së llogarisë
Për të kryer një transfertë nga llogaria Paysera në një bankë, identifikohuni në llogarinë tuaj Paysera. Në menunë në të majtë zgjidhni Transferta > Transfertë Bankare.
Në dritaren e shfaqur vendosni të dhënat e kërkuara për të kryer transfertën. Ju sugjerojmë të filloni plotësimin e informacionit me numrin e llogarisë suaj, sepse formulari është dinamik. Pasi të vendosni të dhënat, klikoni në Vazhdo. Do të krijohet një urdhërpagesë për ju, rishikojeni atë dhe klikoni mbi Konfirmo.

Më shumë informacion mbi transfertat
Një llogari biznesi mund të administrohet nga administratori i kompanisë dhe punonjës të tjerë të kompanisë të cilëve u janë dhënë të drejta të tilla nga administratori në sistem. Në mënyrë që drejtuesi të jetë në gjendje t'u japë të drejta punonjësve të tjerë për të kryer transaksione në një llogari biznesi Paysera, punonjësit duhet të kenë një llogari personale të identifikuar në Paysera.
Për të caktuar një autorizim, hyni në llogarinë tuaj, në menunë në të majtë zgjidhni Parametra> Limite, të Drejta, Lejime > Limitet e të drejtave dhe transfertave, dhe klikoni Krijo leje të re. Të drejtat dhe kufizimet e dhëna do të aplikohen pas 12 orësh.

Si të caktoni të drejta për një llogari Paysera?



Më shumë mbi parametrat e llogarisë
Ju mund të përdorni aplikacionin celular për të paguar në POS të ndryshme, nga karburantet, deri në restorante. Pagesa kryhet duke skanuar një kod QR ose duke hyrë dhe konfirmuar blerjen.

Harta me vendet e pagesave
Më shumë informacion lidhur me shërbimet Paysera mund të gjeni këtu.

Siguri e nivelit të lartë

Siguria është një prioritet kryesor në Paysera, prandaj ne gjithmonë përpiqemi të përdorim vetëm softuerë, teknologji dhe sisteme monitorimi që plotësojnë standardet më të larta. Kjo siguron që paratë, të dhënat dhe transfertat tuaja janë plotësisht të sigurta.